Botë

Pesë të vdekur nga shpërthimi në një xhami të Kabulit

Descriptive Text

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, të mërkurën mbrëma, njoftoi Reuters.

Spitali qendror në Kabul ka njoftuar se pesë trupa janë nxjerrë pas shpërthimit, si dhe dhjetëra qytetarë janë lënduar.

Një zyrtar taleban, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk është i autorizuar të flasë publikisht, ka thënë se eksplozivët janë vendosur brenda foltores së xhamisë, teksa pretendon se të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur.

Dyshohet se sulme të tilla kanë në shënjestër anëtarët e komunitetit shiit, të cilët janë pakicë fetare në Afganistan.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmeve.