Botë

Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë

Foto: AP
 

Një gjykatë në Kiev ka dënuar të hënën 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një civili të paarmatosur në Ukrainë.

Ky njëherësh është gjykimi i parë për krime lufte, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.