Botë

Presidenti polak: Bota e lirë e ka fytyrën e Ukrainës

Presidenti i Polonisë, Andrezej Duda, e falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Evropës nga “imperializmi rus”. Ai deklaroi të dielën në parlamentin e Kievit se bota e lirë e ka fytyrën e Ukrainës, derisa tha se thirrjet për t’i plotësuar kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, janë shqetësuese.

“Asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju”, deklaroi Duda, njofton BBC-ja. Ai mori duartrokitje pas fjalimit, derisa potencoi se Polonia do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Polonia është në mesin e shteteve përkrahëse për Ukrainën, qëkur filloi pushtimi rus. Ajo pranoi miliona refugjatë ukrainas, derisa dërgoi edhe tanke dhe raketahedhës për ushtrinë e Ukrainës.