Botë

Rusia e fut Kasparovin në listën e “agjentëve të huaj”

Mjeshtri i shahut Gary Kasparov dhe ish-manjati i naftës Mikhail Khodorkovsky janë shtuar në listën e individëve që veprojnë si "agjentë të huaj", ka thënë Ministria e Drejtësisë e Rusisë, shkruan Sky News të premten.

Si Kasparov ashtu edhe Khodorkovsky janë kritikë të qeverisë ruse dhe Vladimir Putinit.

Në fillim të këtij viti, Khodorkovsky, oligark në mërgim, i cili është ish-shef i gjigantit rus të naftës Yukos, ka thënë se ishte i bindur se Putinit nuk i kishte mbetur shumë kohë.

Në vitin 2005, Khodorkovsky u dënua me nëntë vjet burgim pasi u akuzua për mashtrim dhe evazion fiskal.

Ai u fal më vonë nga Putini dhe u lirua në vitin 2013.

Këtë vit, legjenda e shahut rus Gary Kasparov, ka thënë se priste të shihte më shumë ndërtimin e ndjenjave anti-Kremlin në Rusi në mes të pushtimit të Ukrainës.

Ukraina u përmend si një burim financimi për Khodorkovsky.

Ministria ka thënë gjithashtu se fondet e Kasparovit ishin marrë nga Ukraina dhe Fondacioni për të Drejtat e Njeriut.