Botë

Putini kërkon mbrojtje për Rusinë nga sulmet kibernetike

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike, duke thënë se Rusia ishte goditur nga incidente të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, shkruan BBC.

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm. Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit”, ka thënë ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin "qartësisht të koordinuara", shtoi ai, dhe synonin "infrastrukturën kritike të informacionit" të Rusisë - duke përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar.

Mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj, ndër të tjera, shtoi ai.