Botë

G7-a do të ndajë mbi 17 miliardë euro për Ukrainën

Liderët financiarë të G7-s janë pajtuar që t’i ndajnë mbi 17 miliardë euro për Ukrainën në muajt e ardhshëm, derisa pushtimi rus po vazhdon, raporton Reuters.

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore të SHBA-së, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po zhvillojnë bisedime, derisa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër forcave ruse.

"Në vitin 2022, ne kemi mobilizuar rreth 18 miliardë euro mbështetje buxhetore, duke përfshirë mbi 8 miliardë euro angazhime të fundit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe më gjerë dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë sipas nevojës”, thuhet në draft dokument.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha të enjten se udhëheqësit e financave të G7-s kishin rënë dakord t'i siguronin Ukrainës burimet financiare të nevojshme.

Megjithatë, ajo nuk pranoi të konfirmojë shifrën prej 18.4 miliardë dollarësh.