Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar të enjten një paketë prej rreth 40 miliardë dollarësh si ndihmë urgjente në Ukrainë.
Votimi përfundimtar ishte 86 vota për dhe 11 kundër. Projektligji tani do t'i shkojë presidentit Biden për nënshkrimin e tij, raporton CNN.
Përpara votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se senati "do të mbajë premtimin e tij për të qëndruar në krah të popullit të Ukrainës".
Ai shtoi se ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh "do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre".
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë, duke shkruar në Twitter se 40 miliardë dollarë janë kontribut i madh për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë.
“E vlerësoj miratimin e Senatit amerikan për ndarjen e mjeteve shtesë për Ukrainën. 40 miliardë dollarë janë një kontribut i rëndësishëm për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë. Ne presim nënshkrimin e ligjit nga presidenti, Joe Biden”, ka shkruar Zelensky.
I praise the ?? Senate's approval of the Additional Ukraine Supplemental Appropriations Act of 2022. $ 40 billion is a significant ?? contribution to the restoration of peace and security in Ukraine, Europe and the world. We look forward to the signing of the law by @POTUS
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 19, 2022
SHBA-ja ka ndarë deri tani dhjetëra miliardë dollarë ndihmë në formë të parave apo pajisjeve ushtarake për Ukrainën.