Botë

Rusia do t’i hapë portet e Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet ndaj saj

Putin: Do të përgjigjemi shpejt ndaj atyre që përzihen në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve të saj detare, por që kur Rusia nisi pushtimin e saj, ajo është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub.

Shefi i OKB-së për ushqimin, David Beasley i bëri thirrje të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin që t’i hapë portet.

"Nëse keni zemër, ju lutemi hapni këto porte", janë fjalët e Beasleyt për Putinin.