Botë

“E mendova vetëvrasjen”, burri që lindi pa nofulla tregon si u bullizua

Joseph Williams u bullizua nga të tjerët për shkak se para 41 vjetëve lindi pa nofulla. Amerikani nga Çikago, që rrëfu për vështirësitë e jetesës, deklaroi se ka vendosur që të mos “mërzitet” më nga komentet ofenduese të të tjerëve dhe ta jetojë jetën siç do, shkruan “DailyMail” të enjten.

Williams ishte diagnostifikuar me një sindromë jashtëzakonisht të rrallë, të quajtur sindromi otofacial u fytyrës, që e la pa nofulla. Ai komunikon nëpërmjet gjuhës së shenjave, gjesteve e shkrimit, ndërsa ushqehet me ndihmën e një tubi të vendosur në stomak.

“Të lindja pa nofulla ishte një tronditje për nënën time. Kam kryer një intervenim ndërsa mjekët u përpoqën të më ndërtonin një nofull, por ndërsa u rrita, trupi im e refuzoi atë dhe nuk pati sukses. U dërgova për birësim, gjë që më bëri të takoj familjen time të dytë. Pata vështirësi të rritesha dhe kjo lindje më shkaktoi shumë probleme, por jam munduar të mos më ndikojë. Nuk mund të ha, të flas apo të marr frymë siç duhet”, tha Williams.

Ai rrëfeu për mënyrën se si kur ishte i vogël ishte mësuar të komunikonte.

“Kam një tub në stomak me të cilin mund të vendos ushqim, ndërsa kam një tub në qafë të quajtur trake, me te cilin marr frymë. Mua ma mësuan gjuhën e shenjave kur isha dy vjeç. Megjithatë, që atëherë kam gjetur edhe mënyra të tjera për të më ndihmuar të komunikoj”.

41-vjeçari potencoi se ndonjëherë i vjen që të fshihet dhe të qajë, madje tha se e ka menduar edhe vetëvrasjen.

“E kuptoj që jam ndryshe dhe se disa njerëz do të mendojnë se jam i shëmtuar dhe nuk do të më pranojnë, por unë jam ende një person që kam zemër, ndjenja dhe tru. Duhet të trajtohem me respekt, ashtu si çdokush tjetër. Më mirë që njerëzit të vijnë tek unë dhe të më bëjnë pyetje, në vend që të ngulin sytë apo të tregojnë me gisht”, shtoi ai.

Image
Image
Image