Botë

Afër 43,000 persona vdiqën në rrugët e SHBA-së në një vit

Afër 43,000 persona vdiqën në rrugët e SHBA-së në një vit
 

Gati 43,000 njerëz vdiqën në rrugët e SHBA-së vitin e kaluar, numri më i lartë në 16 vjet pasi amerikanët u kthyen në autostrada nga pandemia që detyroi shumë të qëndronin në shtëpi për muaj, raportoi AP të martën.

Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, tha se Amerika përballet me një krizë në rrugët e saj. Administrata e sigurisë u bëri thirrje qeverive shtetërore dhe lokale, shoferëve dhe mbrojtësve të sigurisë që të bashkohen në një përpjekje për të ndryshuar trendin në rritje të vdekjeve.