Botë

Çekia kritikon Hungarinë për qëndrimin e saj ndaj Rusisë

 

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, ka kritikuar qeverinë hungareze për qëndrimin e saj ndaj Rusisë, pas betimit të Viktor Orbanit si kryeministër të hënën.

Lipavsky tha se vendimi i Hungarisë për të mos mbështetur sanksionet që synojnë eksportet ruse të energjisë, është “i papranueshëm”, duke shtuar se Evropa duhet të jetë më e bashkuar se kurrë, shkruan BBC-ja të martën.