Një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në Kaliforni, duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur pesë të tjerë gjatë mesditës të së dielës, raportoi Reuters të hënën.
I dyshuari është arrestuar pasi është ndaluar nga të pranishmit dhe është ndaluar që sulmin e tij ta vazhdonte edhe më gjerë. Këtë ndërhyrje nga qytetarët, zyrtarët policorë e kanë quajtur akt heroizmi.
Të shtënat u raportuan në Kishën Presbyteriane të Gjenevës që ndodhet në qytetin Laguna Woods, rreth 80 kilometra larg Los Angelesit.
Katër nga pesë të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari është një 60-vjeçar, i cili po qëndron në paraburgim.
“Ai grup i vizitorëve të kishës shfaqi heroizëm dhe trimëri të jashtëzakonshme duke ndërhyrë për të ndaluar të dyshuarin. Ata padyshim parandaluan lëndime dhe vdekje shtesë”, zyrtari policor, Jeff Hallock.
Sipas tij, në momentin kur ndodhi ngjarja rreth 40 njerëz ndodheshin brenda kishës, shumica e të cilëve besohet të jenë me origjinë tajvaneze.