Botë

Lavrov: Të gjithë do të vuajnë nga lufta totale hibride e Perëndimit kundër Rusisë

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë të shtunën se Perëndimi kishte shpallur "luftë totale hibride" kundër Rusisë dhe ishte e vështirë të parashikohej se sa do të zgjaste, shkruan Reuters.

Në një fjalim në ditën e 80-të që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Lavrov vuri theksin në “breshërinë” e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi kundër Moskës dhe u përpoq ta portretizonte Rusinë si objektivin, jo si autorin e agresionit.