Botë

Scholz: Rusia ka pësuar humbje më të mëdha në Ukrainë sesa në luftën 10-vjeçare në Afganistan

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota po paguan çmim të lartë për çmenduritë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Scholz në një intervistë për “T-Online”, ka thënë se Rusia në Ukrainë ka pësuar humbje më të mëdha sesa që kishte pësuar gjatë luftës dhjetëvjeçare në Afganistan.