Botë

Familjet e ushtarëve të bllokuar në “Azovstal” i bëjnë thirrje presidentit kinez për ndihmë

 

Familjet e ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol i kanë bërë një lutje të dëshpëruar presidentit të Kinës, Xi Jinping që të vepronte si ndërmjetës për të ndihmuar për të nxjerrë të dashurit e tyre jashtë, vetëm disa ditë pasi ata i bënë një kërkesë të ngjashme presidentit turk, Recep Tayipp Erdogan.

Gjatë një konference për shtyp në qendër të Kievit të shtunën, familjet, të cilat kanë kontakte të kufizuara me të dashurit e tyre, thonë se koha po mbaron për ushtarët që kanë pak furnizime mjekësore dhe pothuajse aspak ushqim, raporton CNN të shtunën.