Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ia ka bërë të ditura liderit rus Vladimir Putin planet e tij për t'u bashkuar me NATO-n, përmes një bisede telefonike.
Rusia tani ka publikuar një përmbledhje të anës së saj të bisedës, raporton Sky News të shtunën.
Sipas transmetuesit shtetëror rus RIA, Putini i tha Niinistos se braktisja e neutralitetit do të ishte një "gabim".
Udhëheqësi rus raportohet gjithashtu se i ka thënë presidentit finlandez se nuk ka kërcënime për sigurinë ndaj Finlandës dhe se një ndryshim në politikën e jashtme të Finlandës do të ishte negativ për marrëdhëniet dypalëshe.
Artikuj të ngjashëm
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini u përgjigjet Trumpit dhe NATO-s: Guxoni e na testoni
-
Presidenti i Finlandës: Garancitë e sigurisë për Ukrainën kërkojnë gatishmëri për ta luftuar Rusinë
-
Putini thotë se nuk i pengon anëtarësimi i Ukrainës në BE
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në