Botë

Një tjetër anije ruse po digjet në Detin e Zi

 

Një anije mbështetëse ruse, me emrin "Vsevolod Bobrov", po tërhiqet në Sevastopol nga zona e ishullit të Gjarpërinjve, pasi është përfshirë nga flakët, ka thënë Serhii Bratchuk, zëdhënës i Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, raportoi CNN-i të enjten.

Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin, por dyshimet e para janë se anija është sulmuar nga forcat ukrainase.