Botë

Bartja e maskës s’është më e obligueshme gjatë fluturimeve në vendet e BE-së

Foto: AP
 

Bartja e maskës nuk do të jetë më obligative gjatë fluturimeve dhe në aeroportet e vendeve të Bashkimit Evropian, duke filluar nga e hëna e ardhshme, bazuar në një udhëzues të ri të publikuar të mërkurën, raportoi BBC-ja.

Masa e re është në linjë me ndryshimin e rregullave sa i përket pandemisë me COVID-19 në transportin publik nëpër Evropë, ka bërë të ditur Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e BE-së (EASA).