Botë

I rrethuar me 50 kg kokainë, gjendet trupi i një zhytësi në Australi

Foto: BBC
 

Policia australiane ka nisur hetimet pasi trupi i një zhytësi është gjetur afër pakove të kokainës në vlerë rreth 14 milionë dollarë, raportoi BBC të martën.

Burri i veshur me veshjen e zhytjes u gjet i vdekur në New South Wales dhe u identifikua si shtetas i huaj.