Qindra protestues kanë marshuar në Rio de Janeiro me thirrjet për legalizimin e marihuanës dhe kërkesën që të sigurohet nëpër dyqane, pa frikën për arrestim.
Protestuesit kanë marshuar përgjatë plazhit Ipanema, pjesë e rëndësishme e Rios.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, shumë brazilianë besojnë se qeveria majtiste e prirë nga Luiz Inacio da Silva, mund të lejojë përdorimin e marihuanës, pas katër vjetësh kontroll të ashpër nga qeveria konservatore e presidentit aktual Jair Bolsonaro, i cili ka bërë fushatë kundër drogës me arsyetimin se është burim i dhunës nga bandat kriminale.
Shumë prej protestuesve kanë bërë thirrje për ndalimin e bastisjeve për drogë nëpër lagjet e shumta të Rios.