Pushimet e turistëve në vendverimin e njohur grek, Halkidiki, janë çrregulluar si pasojë e stuhisë që e ka goditur, raportojnë agjencitë e lajmeve, transmeton Koha.net.
Rrebeshet e shiut të shoqëruara nga stuhi të fuqishme kanë detyruar evakuimin e pushuesve nga hotelet e përmbytura, ndërsa njoftohet për qindra automjete që kanë përfunduar në baltë dhe nën ujin që ka vërshuar.
Zjarrfikësit janë detyruar të merren me shpëtimin e njerëzve nga automjetet e mbetura në ujë e baltë, transmeton koha.net raportimet.
informatave nga ky vend natë të vështirë kanë kaluar ata që kanë qenë duke pushuar në anën perëndimore të gishtit të dytë të Halkidikit, ndërsa probleme ka pasur që nga Neosi i Marmarasë dhe Toronia deri në Sarta, Vuruvur dhe Siki në bregu tjetër.
-
Pas stuhisë me 7 viktima, tërmeti godet destinacionin e shqiptarëve në Greqi
-
Stuhia në Greqi vret shtatë persona, alarm se mund të përsëritet
-
Greqia goditet nga stuhi ere dhe rëre, një i vdekur afër Athinës
-
Greqia përballet me zjarret në ishullin e Kretës për ditën e tretë me radhë
-
Tërmete në çdo disa minuta në Santorini