Botë

Maqedonia pas 3 - 4 muajve gati për në NATO

Çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO mund të zgjidhet për 3 – 4 muaj. Këtë e ka theksuar një diplomat evropian për RIA Novosti.

“Ka përshpejtim të bisedimeve. Për 3 – 4 muaj planifikojmë ti mbarojmë, që do të thotë në vjeshtë”, ka theksuar diplomati europerëndimor, transmeton INA. I njëjti diplomat edhe më parë kishte pohuar se Maqedonia mund t’i bashkëngjitet NATO-s deri në pranverën e 2018 dhe se autoritetet në Shkup janë të gatshëm për të pranuar ndryshimin e emrit. Ky proces, siç mësohet, po udhëhiqet me nismën e SHBA-ve.

Lidhur me këtë proces, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili ndodhet për vizitë pune në Bruksel, në Qendrën për Politika Europiane dje i prezantoi prioritetet reformuese të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Dimitrov tha se integrimi në BE paraqet qëllim kyç strategjik dhe se prioritetet reformuese të projektuara me Planin 3-6-9 janë dëshmi për determinimin tonë në realizimin e tij.

shtoi se qeveria e re reformuese është orientuar nga e ardhmja.