Mbi 500 kg kokainë, që vlerësohen të jetë me vlerë më shumë se 50.00 milionë dollarë, janë gjetur në një kontejnerë me qese të mbushura me kokrra kafeje, për fabrikën e Nestle Nespresso në Romont të Zvicrës perëndimore, bëri të ditur policia zvicerane, raporton Reuters të enjten.
Policinë e kishte lajmëruar vetë firma.
“Policia u informua të hënën mbrëma nga Nespresso se stafi kishte gjetur një substancë të bardhë të papërcaktuar gjatë shkarkimit të qeseve me kokrra kafeje që sapo kishin ardhur nga Brazili”, tha policia në një deklaratë të enjten
Analizat treguan se lënda ishte kokainë.
"Substanca në fjalë nuk ra në kontakt me asnjë nga produktet tona ose pajisje prodhimi të përdorura për prodhimin e produkteve tona”, sqaroi Nespresso në një deklaratë të dërguar me e-mail.
"Meqenëse një hetim policor është duke u zhvilluar, ne nuk mund të ndajmë më shumë detaje. Ne duam të sigurojmë konsumatorët se të gjitha produktet tona janë të sigurta për t'u konsumuar", tha prodhuesi i kapsulave të kafesë.