Së paku 21 persona kanë vdekur dhe 27 tjerë janë lënduar në sulmet ruse gjatë të martës në rajonin lindor ukrainas Donetsk, ka njoftuar kreu rajonal Pavlo Kyrylenko, raporton “Sky News”.
Kyrylenko ka thënë se në këto shifra përfshihen edhe 10 persona që kishin vdekur më herët të martën në një fabrikë të kimikateve në Avdiivka.
Është dita me numrin më të madh të vdekurve, që kur vdiqën 50 persona në një sulm në stacionin e trenit në qytetin Kramatorsk.