Botë

Vazhdon evakuimi i civilëve nga Mariupoli

Foto: AP
 

Rreth 100 civilë ukrainas, të evakuuar nga Mariupoli, pritet të arrijnë gjatë ditës në qytetin juglindor të Zaporizhyas, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Qindra të tjerë vazhdojnë të mbeten në bunkerë, nën fabrikën e çelikut, Azovstal, në qytetin e rrethuar, që është port në Detin Azov.