Botë

Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh

 

Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.