Botë

Shpërthim në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse, një i lënduar

Një person u lëndua pas shpërthimit të një zjarri në objektin e Ministrisë të Mbrojtjes ruse, në rajonin jugor të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, njoftoi Reuters të dielën.

Guverantori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, njoftoi për ngjarjen, derisa i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtatë shtëpi.

Autoritetet ruse nuk dhanë detaje për zjarrin dhe ende nuk është qartësuar shkaku i shpërthimit.

Muajin e kaluar, Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti në Belgorod si dhe bombardimin e disa fshatrave ku po mbaheshin depo municioni.