Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i nënës për burrin që nuk i pa fëmijët

femija, ushtari, deshmori, jeta

“Janë krejt çka më ka mbetur prej tij, fëmijët dhe kujtimet, të cilat kurrë nuk do të shlyhen”.

“Është e padrejtë. Nuk duhej të ishte kështu. Nuk bëri asgjë keq. Ai nuk pati rast t’i shihte fëmijët, nuk pati rast t’i mbante në krah”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pyetje e gazetares: “A mund ta kujtosh bisedën e fundit që pate me burrin tuaj?”

“Ishte biseda më e gjatë qëkur filloi lufta. Në sekondat e fundit tentoi të thoshte diçka, por lidhja ishte e dobët. Tentova ta telefonoja përsëri, por nuk mund ta merrja lidhjen”.

“Kur e mësuam se isha shtatzënë ishim shumë të lumtur. Nuk po ecnim, po fluturonim nga gëzimi. Kur e kuptuam se ishin binjakë, lumturia u dyfishua. Ai fliste me bebet çdo ditë. I thashë ‘nuk mund të dëgjojnë’, por ai fliste afër barkut tim. Pastaj në telefon kishim kalendarin e shtatzënisë dhe çdo të hënë lexonim se si formoheshin bebet. Çfarë mund të dëgjonin apo si po formoheshin sytë dhe veshët. Ai po i priste bebet”.

“Fëmijët më përkujtojnë se duhet ta vazhdojmë jetën. ‘Nënë mund të jetojmë vetëm nëse kemi vëmendjen tënde’. Për këtë arsye fëmijët e mi i kam fuqi. Ata janë fuqia ime dhe unë jam guri i tyre. Por tani nuk kam përkrahje, sepse Bogdani ishte përkrahja ime dhe mbrojtësi im. Ishte gjithçka për mua”.

“Djemtë e mi, bebet e mia, peshqit e mi të vegjël. Nëna është këtu me ju”.