Botë

Kriza politike lë qindra mijëra qytetarë pa ushqim në Burkina Faso

 

Kjo foshnjë e kequshqyer është vetëm një nga dhjetëra fëmijët e uritur këtu në një spital në periferi të kryeqytetit të Burkina Fasos. Dhuna në rritje e lidhur me “Al-Qaedan” dhe grupin Shteti Islamik ka bërë që mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë fushat pa punuar dhe duke lënë rreth 3.5 milionë njerëz pa siguri ushqimore. Gati 630.000 qytetarë janë në prag të urisë, ka bërë të ditur qeveria dhe agjencitë e OKB-së.

Kjo është një rritje prej 82% nga viti i kaluar i njerëzve që përballen me urinë emergjente. Clarisse Nikiema, shefja e njësisë ushqimore në spital, thotë se shumë njerëz të zhvendosur nuk po marrin ushqim të domosdoshëm.