Furnizimi i Ukrainës me shumë armë perëndimore përbën kërcënim për sigurinë e kontinentit evropian, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha sot: “Në vetvete, tendenca për ta furnizuar me armë, përfshirë edhe armët e rënda, Ukrainën dhe vende të tjera, janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë destabilitet”.
Ai iu përgjigj vërejtjeve të bëra nga Lis Truss, e cila tha të mërkurën se vendet që kundërshtojnë pushtimin rus duhet të dyfishojnë mbështetjen dhe të vazhdojnë furnizimin me armë ajrore, tanke dhe aeroplanë për Ukrainën, shkruan Sky News.
Peskov foli gjithashtu për marrjen e Twitterit nga Elon Musk. Ai tha se Rusia do të presë dhe do të shohë se si pronësia e miliarderit do të ndikojë në platformë, por shtoi se dyshonte se media sociale perëndimore është në gjendje të pasqyrojë këndvështrime të ndryshme.
Rusia është paraqitur vazhdimisht si viktimë e agresionit perëndimor.
Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën: “Nëse dikush synon të ndërhyjë në ngjarjet në vazhdim nga jashtë dhe të krijojë kërcënime strategjike për Rusinë që janë të papranueshme për ne, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta rrufe”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.