Në Slloveni të dielën po mbahen zgjedhjet parlamentare.
Deri në ora 11 kanë votuar 21.05 për qind e votuesve, sipas njoftimit të Komisionit Zgjedhor të Sllovenisë.
1464 kandidatë janë duke kandiduar në 20 lista.
Kryeministri aktual i Sllovenisë, Janez Jansha, me të votuar ka thënë se pret dalje të madhe.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00.