Rusia do të mbyllë konsullatat e tri vendeve baltike, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, raportoi The Guardian të enjten.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se të gjithë të punësuarit do të urdhërohen të largohen dhe deklarohen “persona non grata”.
Ministria shtoi se vendimi është marrë “bazuar në principet e reciprocitetit, si dhe duke marrë parasysh ofrimin e ndihmës ushtarake nga autoritetet e këtyre shteteve për regjimin (Kiev) dhe mbulimin e krimeve nga nacionalistët ukrainas kundër popullsisë civile në Donbas dhe Ukrainë”.
Në fillim të muajit, Letonia dhe Estonia urdhëruan mbylljen e dy konsullatave ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës. Lituania po ashtu dëboi ambasadorin rus.