Botë

Dioqeza amerikane pranon të paguajë mbi 80 milionë euro për viktimat e abuzimit seksual

Descriptive Text

Dioqeza katolike në New Jersey ka rënë dakord të paguajë mbi 80 milionë euro për qindra njerëz të abuzuar seksualisht nga pjesëtarët e kishës, ka bërë të ditur të mërkurën BBC-ja.

Është një nga marrëveshjet më të mëdha që përfshin kishën katolike në SHBA, e cila është akuzuar për mbulimin e abuzimeve për dekada.

Dioqeza ka kërkuar falje.

Paratë nga marrëveshja do të shpërndahen për rreth 300 viktima të abuzimit, njoftoi dioqeza.

Dioqeza dhe avokatët e viktimave kanë rënë dakord për zgjidhjen, por ajo duhet të miratohet ende nga një gjyqtar, sepse dioqeza paraqiti falimentimin në vitin 2020 mes pandemisë Covid-19 dhe diskutimit për abuzimin.

“Betohem për angazhimin tim të vazhdueshëm për të siguruar që ky kapitull i tmerrshëm në historinë e dioqezës Camden, New Jersey të mos ndodhë më kurrë”, tha peshkopi Dennis J Sullivan.

Marrëveshja në New Jersey është hera e parë që një zgjidhje abuzimi me kishën nuk përfshin siguruesit, që do të thotë se kompanitë e sigurimit mund të paditen veçmas.

Që nga vitet 1980, dioqezat katolike të SHBA-së kanë grumbulluar ankesa nga mbi 17,000 viktima të supozuara dhe kanë paguar mbi 4 miliardë dollarë, sipas marrëveshjeve.

Marrëveshja më e madhe bëri që kryepeshkopata e Los Angelesit të paguante rreth 660 milionë dollarë për më shumë se 500 viktima më 2007.