Botë

Norvegjia është e hapur për dozën e katërt anti-COVID

Autoritetet e shëndetësisë në Norvegji kanë thënë të mërkurën se janë të hapura që t’u japin personave mbi 80 vjeç dozën përforcuese të vaksinës për COVID-19, por se nuk shohin arsye për rekomandim të përgjithshëm që ajo kategori ta marrë një dozë të katërt, raportoi AP-ja të mërkurën.

Geir Bukholm nga Instituti norvegjez i Shëndetit Publik ka thënë se instituti “beson se kjo mund të vlerësohet dhe zgjidhet nga individi”.

Megjithatë, instituti nxiti njerëzit me sistem imunitar më të dobët që ta marrin dozën përforcuese të vaksinës.

Në shtetin fqinj, Suedi, autoritetet këtë muaj rekomanduar dozën e katërt për personat mbi 65 vjeç. Rekomandimi përfshin edhe ata të moshës 18-64 vjeç me imunitet të dobët.