Kompania farmaceutike “Pfizer” dëshiron të zgjerojë fushatën me vaksinat përforcuese për fëmijët nën moshën 12-vjeçare.
Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë bërë thirrje që të gjithë fëmijët mbi moshën 12-vjeçare të marrin dozat përforcuese të vaksinës me qëllim që të kenë mbrojtje më të madhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit dhe së fundmi kanë kërkuar që të gjithë personat mbi moshën 50-vjeçare të marrin edhe dozën e dytë përforcuese.
“Pfizeri” ka bërë të ditur të enjten se të dhënat e reja tregojnë se fëmijët e shëndetshëm nga mosha 5-vjeçare deri në 11 mund të përfitojnë nga dozat përforcuese. Ani pse rastet e reja me Covid-19 janë në shifra të ulëta, në javët e fundit varianti më përhapës i omikronit është dominues në shtetet e botës. Gjatë ditëve të ardhshme, kompanitë farmaceutike pritet të marrin autorizimin për dozat shtesë te fëmijët.
Plani është që fushata të zgjerohet edhe në shtetet evropiane.