Botë

Alarmojnë ekspertët: Virusi Zika është një hap larg shpërthimit

 Virusi Zika është një hap larg shpërthimit

Një shpërthim i ri i virusit Zika është shumë i mundshëm, kanë paralajmëruar studiuesit, me një mutacion të vetëm që mund të jetë i mjaftueshëm që të shkaktojë përhapje shpërthyese, raportoi BBC.

Sëmundja shkaktoi emergjencë mjekësore në vitin 2016, me mijëra foshnja që lindën me trurin e dëmtuar pasi nënat e tyre u infektuan gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët amerikanë kanë thënë se duhet të kërkojnë për mutacionet e reja.

Rezultati në laborator sugjeroi se virusi mund të ndryshojë, duke krijuar variante të reja.

Ekspertët thanë se gjetjet, edhe pse teorike, ishin interesante – dhe një rikujtim se viruset përveç COVID-it mund të paraqesin rrezik.

Zika përhapet nga kafshimi i mushkonjave Aedes. Insektet gjinden në Amerikë – përveç Kanadasë dhe Kilit, ku është shumë ftohtë që ato të mbijetojnë – dhe përreth Azisë.

Derisa te shumica e njerëzve Zika është sëmundje e lehtë, pa efekte të gjata, mund të ketë pasoja katastrofike për foshnjat.