Botë

Kremlini: Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s s’do të sjellë stabilitet në Evropë

Foto: Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
 

Derisa Finlanda dhe Suedia po konsiderojnë anëtarësimin në NATO këtë verë, Rusia ka thënë se zgjerimi i aleancës ushtarake nuk do të sjellë stabilitet në Evropë.

"Kemi thënë vazhdimisht se vetë aleanca është më shumë një mjet për konfrontim. Kjo nuk është një aleancë që siguron paqe dhe stabilitet dhe zgjerimi i mëtejshëm i saj, nuk do të sjellë më shumë stabilitet në kontinentin evropian", ka thënë të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raportoi CNN-i.