Botë

Publikohet videoja që tregon ushtarët ukrainas duke qëlluar të burgosurin rus të luftës

ukraina, lufta, rusia
Foto: AP
 

Ushtarë që po luftojnë për Ukrainën janë shfaqur duke qëlluar një të burgosur rus të luftës jashtë një fshati të Kievit në një video të publikuar, raportoi The Guardian të premten.

Pamjet fillimisht u shpërndanë në Telegram. Neë York Times më pas raportoi se e ka verifikuar videon dhe BBC-ja raportoi se ka konfirmuar lokacionin në veri të qytetit Dmytrivka dhe ka gjetur imazhe satelitore që tregonin trupa në tokë.