Botë

Të gjitha spitalet në rajonin e Luhanskut janë shkatërruar

Objekte të shkatërruara, Ukrainë, Prill 2022

Të gjitha institucionet shëndetësore dhe spitalet në rajonin e Luhanskut, në lindje të Ukrainës, janë shkatërruar nga forcat ruse, ka thënë të enjten kreu i administratës shtetërore të këtij qyteti, Sergey Gaidai.

“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë midis Rusisë dhe Ukrainës, çdo institucion mjekësor në rajonin tonë është bombarduar”, ka shkruar Gaidai në Facebook, raportoi CNN-i.

Ai ka postuar disa fotografi të spitalit të dëmtuar në Rubizhne, të cilin e ka përshkruar si objekt mjekësor të ri dhe të mbushur me pajisje të teknologjisë së lartë.

Gaidai ka akuzuar kryemjekun e atij spitali për tradhti, pasi u pajtua me deklaratën e Rusisë se forcat ukrainase qëndronin pas shkatërrimit të atij objekti.