Autoritetet ukrainase kanë thënë të martën se shkaku i bombardimeve ruse kanë vdekur gjashtë persona dhe janë lënduar tetë tjerë në qytetin e Kharkivit dhe rrethinë, gjatë ditës së fundit, raporton CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur Oleh Syuniehubov, guvernator ushtarak për rajonin e Kharkivit.
“Gjatë ditës së fundit, okupuesit kanë goditur 54 herë nga armë të ndryshme të rrezës së gjatë: sulme me artileri, me predha anti-tank, bomba, raketa. Qarqet Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur. Në mesin e popullatës civile ka viktima nga sulmet e djeshme në Kharkiv e Chuhuiv. Në Kharkiv dhe rrethinë – katër të vdekur dhe tre të hospitalizuar. Në Chuhuiv – dy të vdekur pesë të lënduar”, ka thënë Syneihubov.