Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken: Rusia zhvilloi fushatë të qëllimshme të mizorive në Bucha

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë për fushatë të qëllimshme të mizorive në qytetin ukrainas, Bucha.

Kjo deklaratë e Blinkenit është dhënë pas publikimit të pamjeve që kanë treguar mbi 20 trupa të pajetë të civilëve ukrainas që janë vrarë dhe janë lënë midis rrugëve të këtij qyteti me fillim të tërheqjes së trupave ruse rreth Kievit, raportoi "Times of Israel".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çfarë kemi parë në Bucha nuk është një veprim i rëndomtë i ndonjë njësie ushtarake që ka vepruar krye në vete”, ka thënë Blinken në një konferencë për media të martën, teksa u nis drejt Brukselit, ku të mërkurën dhe të enjten do të takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s.

Sipas tij, kjo është një fushatë e qëllimshme për të vrarë, torturuar, dhunuar dhe për të kryer mizori.

“Raportimet janë të besueshme, të dhënat janë aty që bota t’i shohë”, ka shtuar ai.

Blinken ka thënë se aleatët janë të vendosur të sigurohen që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe të rrisin presionin ndaj Rusisë duke mbështetur Ukrainën.