Botë

“Putini duhet të shkojë në ferr”

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denis Monastyrsky, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të shkojë në ferr, ndërsa vizitoi një qytet jashtë Kievit të martën ku trupat ruse akuzohen për vrasjen e qindra civilëve.

Prokurorët dhe policia ukrainase po mblidhnin prova në Bucha për të ngritur çështjen për krime lufte kundër Rusisë, ka konfirmuar Monastyrsky.

I pyetur nga Sky News se si Ukraina mund të negociojë me Putinin duke pasur parasysh mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat e tij, ai u shpreh në anglisht: "Le të shkojë në ferr".

Ministri po fliste teksa ishte pranë gjashtë trupave të djegur, në një lagje të qetë të Buchas, një nga shumë skenat e krimit në të gjithë qytetin.

“Ka disa dhjetëra trupa vetëm në këtë zonë. Ka shumë më tepër në pyll këtu afër. Do të shihni që këtyre trupave nuk u ka mbetur as fytyra. Do të jetë e pamundur t'i identifikojmë ata pa ADN”, ka deklaruar Monastyrsky.