Franca nis hetimet për krime ruse ndaj qytetarëve të saj në Ukrainë
Prokurori anti-terrorizëm i Francës ka hapur tri raste hetimesh nën dyshimin për krime lufte në Ukrainë, të kryera kundër qytetarëve francezë atje, që kur ka nisur pushtimi rus, raportoi të martën Sky News.
Përmes një deklarate, Prokurori ka thënë se është duke hetuar kryerjen e krimeve kundër qytetarëve francezë në disa qytete të Ukrainës.
Bëhet fjalë për qytetet Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv dhe për periudhën mes 24 shkurtit e 16 marsit.