Botë

BE-ja do t’i vendosë të mërkurën sanksione të reja Rusisë

Bashkimi Evropian do të vendosë një pako të re sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën, pas raportimeve për vrasjen e civilëve në veri të Ukrainës, nga forcat ruse, ka thënë të martën ministri për Evropën i Francës, Clement Beaune.

“Sanksionet me gjasë do të bëhen të ditura nesër”, ka thënë Beaune për radion RFI, raportoi BBC-ja.

Rusia mohoi akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve, përfshirë masakrën në Bucha.

I dërguari i saj në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se Rusia do të paraqesë "prova empirike" në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën, që “dëshmojnë” se forcat e saj nuk ishin të përfshira në këto mizori.