Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ia ka uruar fitoren në zgjedhje, presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq.
Grenell shkroi në Twitter se Serbia dhe SHBA-ja kanë një miqësi të fuqishme dhe shumë punë për të bërë së bashku.
“Urime Aleksandër Vuçiqit për fitoren në zgjedhjet në Serbi. Ne kemi një miqësi të fuqishme dhe shumë punë për të bërë së bashku”, shkroi ish-emisari amerikan.
Grenell në shumë raste është kritikuar nga partitë politike në Kosovë se po ia mban anën serbëve dhe politikës serbe në raport me Kosovën.
Madje, një analist në Serbi, Dushan Janjiq, me një rast ka thënë se “Grenell merr 100 mijë dollarë në muaj për lobim në SHBA për interesa të Serbisë”.
Këtë e kishte mohuar Grenelli.
Emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi në Administranën Trump, kishte treguar hapur se falë presionit të tij ishte rrëzuar Qeveria Kurti 1.
Congratulations to @avucic for winning re-election in Serbia.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 3, 2022
We have a strong and growing U.S.-Serbia friendship - and a lot still to do together. ?? ?? https://t.co/xBcSOFo6ES