Botë

15 persona lëndohen nga sulmi me thikë në Teheran

Të paktën 15 persona janë lënduar sot kur një burrë ka sulmuar me thikë priftërinjtë në metronë në stacionin Rej, në paralagjen e Teheranit, transmeton agjencia iraniane e lajmeve Mer.

Pas sulmit, udhëtarët janë përleshur me sulmuesin, transmeton TASS.

Policia ka qenë e detyruar me këtë rast të hapë zjarr për të arrestuar sulmuesin.