Turqia është e gatshme, në parim, të veprojë si vend garantues për Ukrainën, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të enjten për transmetuesin shtetëror NTV.
Erdogan ka thënë se detajet e një formati të tillë do duhej të përpunoheshin, duke shtuar se vendimi i Moskës për të ulur operacionet rreth Kievit dhe Chernihivit ishte shumë i rëndësishë,
Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka lidhje të mira me të dyja vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.
Ajo ka mbështetur Ukrainën, por kundërshtoi sanksionet ndaj Rusisë. Këtë javë, Turqia ishte pritëse e bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.
Erdogan tha se bisedimet i kishin dhënë një vrull të rëndësishëm procesit.
“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet garantuese që garanton sigurinë e Ukrainës, ne jemi të gatshëm për këtë në parim, por sigurisht që detajet e kësaj duhet të përpunohen”, shtoi ai.
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Turqia e gatshme të presë negociatat Rusi-Ukrainë, thotë Erdogan
-
Erdogan: Integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, të padiskutueshme
-
Erdogani do të prezantojë planin e paqes të Ukrainës në takimin e G20-s
-
Erdogani propozon mbajtjen e një samiti paqeje ndërmjet Ukrainës e Rusisë