Botë

Zvicra vendos edhe më shumë sanksione ndaj Rusisë

Zvicra neutrale ka miratuar më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ka thënë Qeveria e vendit, shkruan Sky.

Sipas vendimit, eksporti i mallrave dhe shërbimeve të lidhura me sektorin energjetik rus tani është i ndaluar.

“Është ndaluar gjithashtu pjesëmarrja në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënia e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Çfarë do të ndalohet sipas masave?

- Importet e mallrave të hekurit dhe çelikut nga Rusia ose me origjinë nga Rusia

- Eksporti i mallrave luksoze në Rusi

- Eksporti i mallrave të lundrimit detar në Rusi.

- Do të ndalohen transaksionet me kompani të caktuara shtetërore dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit të kredisë

Të gjitha masat janë në paketën e katërt të BE-së në sanksionet kundër Rusisë.

Por Zvicra nuk e ka zbatuar masën për bllokimin e mediave ruse Sputnik dhe Russia Today.

Të gjitha sanksionet hyjnë në fuqi sonte nga ora 22:00.