Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Shtetet jomiqësore” do të paguajnë me rubla gazin rus, konfirmon Putini

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se do të këmbëngulë që pagesa për gazin rus nga “shtetet jomiqësore” të bëhet me monedhën ruse, rubla, shkruan BBC.

Putini i ka dhënë Bankës Qendrore ruse një javë për të gjetur një mënyrë që t’i ndryshojë pagesat nga monedhat tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti rus thotë se ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se gazi do të vazhdojë të furnizohet në përputhje me kontratat ekzistuese. Nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi nga ky vendim.

Putin deklaroi se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë një masë për të kufizuar hyrjen e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave.

“Shtetet jomiqësore”, sipas Putinit, përfshijnë ato që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.