Gjiganti i ushqimeve Nestle i ka pezulluar bendet KitKat dhe Nesquik në Rusi pas kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton CNN.
“Në vazhdim, ne po pezullojmë markat e njohura Nestle si KitKat dhe Nesquik. Ne kemi ndaluar tashmë importet dhe eksportet jo thelbësore në dhe jashtë Rusisë, kemi ndaluar të gjitha reklamat dhe kemi pezulluar të gjitha investimet kapitale në vend. Natyrisht, ne jemi plotësisht në përputhje me të gjitha sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNestle tha se aktivitetet e saj në Rusi do të përqendrohen në sigurimin e ushqimit thelbësor, si ushqimi për foshnjat dhe ushqimi mjekësor/spitalor dhe jo në fitim.
“Kjo qasje është në përputhje me qëllimin dhe vlerat tona. Ajo mbështet parimin e sigurimit të së drejtës bazë për ushqim”, tha Nestle.